Lirohet Loredana, policia jep detaje

  • 08 May 2019 - 14:23
Lirohet Loredana, policia jep detaje

Pasi është marrë në pyetje lidhur me akuzën që po i bëhet, Loredana Zefi është liruar.

Loredana Zefi mbrëmjen e së martës (7 maj) është arrestuar nga policia zvicerane.

“RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas po këtij teksti, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik të ikjes, ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot (e mërkure).

(Kosova Sot Online)