Serbisë i vijnë 2 helikopterë dhe një tank nga Rusia

  • 08 May 2019 - 15:15
Serbisë i vijnë 2 helikopterë dhe një tank nga Rusia

Dy helikopterë rus MI-35 M dhe një tanke T-75 MS, kanë arritur sot nga Rusia në aeroportin  e Batajnicës në Serbi.

Siç shkruan ‘rts’, ata do të prezantohen gjatë një parade ushtarake në Nish e cila do të mbahet këtë të premte.

Siç shkruan mediumi serb, bazuar në burime jozyrtare, Serbia ka porositur në Rusi  edhe katër helikopterë të llojit MI-35 dhe tre të tjerë MI-17.

Kjo porosi do të arrijë në Serbi në fund të këtij viti.

Serbia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje me Moskën në vitin 2015, për blerjen e 30 tankeve dhe 30 automjeteve të blinduara.

Ndër të tjera Serbisë do të marrë edhe një tanke tjetër T-72, e cila konsiderohet si një nga tanket më të mira të prodhuara ndonjëherë.

Këto mjete luftarake do të prezantohen gjatë një parade ushtarake të premten.

Image

(Kosova Sot Online)