Vuçic në Romë flet me Salvinin për Kosovën

  • 08 May 2019 - 18:06
Vuçic në Romë flet me Salvinin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot në Romë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë Italiane dhe ministrin e Brendshëm, Mateo Salvninin, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Ky takim është mbajtur në selinë e Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Siç shkruan rts, Salvini është një politikan i cili është pro rishqyrtimit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas këtij takimi Vuçiq do t’iu drejtohet mediave, dhe më pas do të nisen për në Tiranë, ku po mbahet Samiti i Brdo-Brijonit.

Në Tiranë kreu i shtetit serb, do të takohet edhe me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherinin.

(Kosova Sot Online)