Thaçi godet Haradinajn nga Tirana: Na duhet qeveri që punon më mirë

  • 08 May 2019 - 19:18
Thaçi godet Haradinajn nga Tirana: Na duhet qeveri që punon më mirë

Presidenti Hashim Thaçi gjatë një prononcimi për media ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale.

“Kosovës i duhet një Qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale, dhe jo që jep deklarata patriotike”, ka thënë  Thaçi në Tiranë.

Presidenti gjendet në Tiranë bashkë me liderë të tjerë ballkanikë dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherinin.

Thaçi gjatë prononcimit të tij ka thënë se është takuar sot me Mogherinin dhe se me të ka folur për vizat. Sipas Thaçit ka tendenca që Kosovës t’i vihen kushte shterë për liberalizim të vizave.

“I kam thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë. Tendenca për ti vënë kushte shtese Kosovës është poshtërim për Kosovën”, është shprehur Thaçi.

Tutje ai ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që Qeveria kosovare e ka vënë, është e drejtë.

“Taksa është e drejtë. Fajtor për ngecjen e dialogut janë ata qe po e kushtëzojnë dialogun në këtë rast Serbia”, u deklarua Presidenti. 

(Kosova Sot Online)