Vdes një i burgosur në Dubravë

  • 09 May 2019 - 11:13
Vdes një i burgosur në Dubravë

Një i burgosur ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Bëhet fjalë për M.N, i cili ka qenë në mbajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndrruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.

Në këtë institucion njoftojnë se i burgosurit ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe se ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA). 

Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vertetë te vdekjes.

(Kosova Sot Online)