Mashtrime, dallavere, falsifikime, trillime, sabotime, kërcënime...

  • 09 May 2019 - 14:03
Mashtrime, dallavere, falsifikime, trillime, sabotime, kërcënime...

Eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, duke par mungesë vullneti politik e institucional në Republikën e Kosovës për ta instaluar shtetin ligjor, për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe pasurimin e kundërligjshme të “jakave të bardha”, ka thënë se janë shndërruar në fraza të kota, zotimet e premtimet e zyrtarëve përgjegjës  për zero tolerancë kundër krimit e korrupsionit, sepse hapi i parë që do të duhej bërë  do ishte  bërja  Ligjin për prejardhjen e pasurive të zyrtarëve të lartë, që nuk po bahet tash e dy dekada në Kosovën e pas luftës, një dekadë e plotë  në shtetësi të pa varur.

Sipas Kapitit, derisa të gjitha deklarimet e pushtetarëve për gjoja luftë kundër korrupsionit janë realisht  gënjeshtra, mashtrime, dallavere, falsifikime, trillime, sabotime vrazhdësi, kërcënime, dhunë, zhvatje, reket, privilegje, derdhje të financave shtetërore, shantazhime që e asgjësojnë atë luftë jo ekzistente  kundër korrupsionit, zgjidhja e vetme mbetet bërja e Ligjit VETTING, model që po jep rezultate në Shqipëri, sado me vështirësi por që procesi po ecën përpara.

“Hetimi i duhur ligjor për origjinën, prejardhjen dhe për pasuritë e personazheve VIP të politikes e pushtetit në Kosovë nuk bëhet , pasi një gjë e tillë është  në anti tezë dhe në kundërshti të thellë  me tërë sistemin e deritanishëm politik e juridik që është ngritur dhe montuar si në Shqipëri dhe në Kosovë.  E gjithë piramida politike dhe qeverisëse, sistemi i drejtësisë dhe institucionet e tjera shtetërore janë infektuar rëndë nga vjedhja, pa përgjegjshmëria dhe korrupsioni. Puna politikbërëse, posti e detyra shtetërore qendrore dhe vendore e kudo nëpër administrata e dikastere  janë  mundësi, shanse, fate dhe të drejta  shfrytëzimi e përfitimi për para e pasuri, për shmangie taksash e detyrimesh, për evazion fiskal dhe për kontrabande, për vjedhje dhe abuzime në tenderë e privatizime, për  matrapazllëqe e trafikime të ligjit dhe të drejtësisë”, theksoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Pradnaj sipas tijë, shpresa dhe  fshesa që  e pastron këtë strukturë mbetet VETTING-u. “Kjo zallamahi emocionale dhe ligjore e tipit xhungël, ku ligjin e bën krimi, korrupsioni, kërcënimi, vjedhja e grabitja politiko-ligjore e ka bërë inekzistent drejtësinë, lirinë, ndershmërinë, shpresën  dhe besueshmërinë te shteti e drejtësia. Prandaj vetëm je VETTING gjithëpërfshirës do ta bënte të mundur në një fare mase  zbulimin ,hetimin dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë  të paligjshme si dhe pastrimin e politikës e të gjyqësorit të korruptuar e të kriminalizuar”, tha  Kapiti për “Kosova Sot Online “.

 (Kosova Sot Online)