Akuza e rradhës: Bosët politik, kumbarët e krimit të organizuar dhe mafias kosovare!

  • 09 May 2019 - 15:21
Akuza e rradhës: Bosët politik, kumbarët e krimit të organizuar dhe mafias kosovare!

Njohësi i fushës së sigurisë në Kosovë, ish- agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, tha për “Kosova Sot Online”  se "qytetarët e Kosovës vazhdimisht po mashtrohen nga qarqet e larta politike në qeverisjen e vendit madje plot  dy dekada, se prioritet i tyre është lufta kundër krimit e korrupsionit, që në fakt po ndodhë e kundërta. Miftari thotë se një korrupsion i dyfishtë që zhvillohet në emër të kësaj agjende të pa realizuar deri më tani, janë edhe   konferencat dhe seminaret koti që bëhen kinse për ekspertiza ligjore".

 “Problemi dhe shkaku, pse asnjë qeveri gjer sot nuk e luftoj korrupsionin e zyrtarëve të shtetit,  është pasi gjitha qeveritë  deri më  sot kanë qenë të korruptuara dhe korrupsioni zyrtar vjen nga vet qeveritë dhe partitë politike, nga  klanet që përbenin pushtetin deri më sot. Edhe  këto konferencat,  jo  për ndërtimet e ligjeve,  jo të disa  neneve,  janë vetëm tentim për ta  mbuluar dështimin e ligjit,  do të thotë janë vetëm sa për të thënë, sepse shteti është i dështuar, është  dorëzuar  karshi krimit të organizuar që kryesisht vjen dhe mbështetet nga politika, pasi pikërisht bosët politik janë njëkohësisht kumbarët e krimit të organizuar dhe  mafies kosovare, jo rrallë herë të  ndihmuar nga diplomatët e zyrtarët e ndryshëm  ndërkombëtar që po ashtu Kosovën e izoluar dhe të varfër e përdorin  se si  të  pasurohen edhe ata  nga krimi e  korrupsioni,  duke bashkëvepruar me politikanët  vendas të tej  korruptuar”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, në këtë xhungël korrupsioni është e pa mundur të kërkohet drejtësi dhe sundim ligji e luftim të dukurive negative kur edhe kupola e lartë e shtetit është bërë piramidë e korrupsionit. “S’ke çka  kërkon drejtësi as  luftë kundër korrupsionit kur kryetari i shtetit, kur kryeministri,  kur kryetari i parlamentit,  kur krye prokurori, kryetari i gjykatës supreme e kryepolici janë  edhe vetë të  korruptuar dhe janë  pjesë e krimit të organizuar në Kosovë”, theksoi Miftari Për “Kosova Sot Online”. 

Madje ai ka thënë se  "nuk mundë të ketë zgjidhje tjetër për ta shkalur vendin nga kjo merimangë e krimit përveç nëse  ngritët populli në revoltë të përgjithshme, përndryshe  rezultate  nuk mundë të presim me këtë kastë politike dhe këtë sistem të kapur nga politika, por gjendja vetëm sa do të përkeqësohet edhe më shumë, e  ku viktimë e "ligjit të Maliqit"do jetë gjithmonë qytetari i pa krah që kërkon drejtësi në një shtet ku sundojnë klanet e mafies politike  të Kosovës".

 “Dhe si janë duke shkuar proceset ngadalë dhe mbrapa duke ecur Kosova pa një tronditje të madhe politike nuk ka as shansin më të vogël që gjërat të na i rregullojnë të huajt apo vetvetiu të rregullohen”, ka thënë Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)