Arrestohet Kastriot Shala, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe grabitjeve

  • 09 May 2019 - 17:07
Arrestohet Kastriot Shala, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe grabitjeve

Më në fund, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë Kastriot Shalën, i dyshuar për disa vjedhje e grabitje në Kosovë. Shala konsiderohet si njëri ndër personat më të rrezikshëm në Kosovë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojme se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale te njesiteve policore, sot rreth ores 15:30 ne Hajvali eshte arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qene ne arrati dhe në kërkim policor”, ka thënë ai.

Kelani ka thënë se në momentin e arrestimit, ai kishte një armë dhe se bashkë me të dyshuarin kanë qenë edhe dy persona.

“I dyshuari i cili gjendej me një veture  te tipit Golf 7, është arritur te ndalohet dhe arrestohet nga njësitet policore. Vlen te potencohet se i dyshuari ka qene ne posedim te një arme me një karikator ne brez si dhe një karikator e kishte brenda ne veture. Se bashku me te dyshuarin kane qene edhe dy persona, një femër dhe një mashkull të cilët po ashtu janë shoqëruar ne stacion policor”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Kastriot Shala bashkë me Leutrim Latifin e Ridvan Ademin janë të dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe grabitje në Kosovë.

(Kosova Sot Online)