Lexoni edhe:
Katër gabimet me fibrat, të cilat krijojnë probleme me barkun
Avni Ajeti bashkëpunëtor i komandantit Zahir Pajaziti, e ka komentuar Akademinë Përkujtimore për Ilir Konushevcin, ku thotë se, aty po dalin komandant e gjeneralë të ndryshëm, duke ia ngritur titujt njëri tjetrit.
Ajeti, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar edhe një rast gjatë luftës, me njërin prej komandantëve, i cili ia ka përmendur një fjalë në gjuhen serbe, por fjalën “raspushtni” e ka kuptuar më vonë se çfarë domethënie ka.
Kjo fjalë, sipas Ajetit, do të thotë banda të shpartalluar, ku pasi e ka kuptuar domethënien i ka reaguar ati komandantit.
“...O ti bir kurve cilët i quan banda të shpartalluar dhe filloj t’i ndryshoj ngjyra e fytyrës dhe e tërhoqa revolen, që po atë revole e kishte mbajtur Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe ja thash a dinë ti që ta qaj kokën në dysh more bir kurve se po na quan banda të shpartalluar, dhe aty erdhi njeri prej shokëve tanë dhe hyri pa pyetur e vuri ballin e vetë në gryken e armës dhe ai komandant që sot po flet për Ilir Konushevcin qierret si gomar aty në foltore”, shkruan Ajeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Katër gabimet me fibrat, të cilat krijojnë probleme me barkunLexoni edhe:
Ja postimi i plotë:
Sot po mbahet Akademi Përkujtimore për Ilir Konushevcin dhe po dalin në Foltore figura e komandant e Gjeneral të ndryshëm duke ja ngritur titujt njeri tjetrit, e ti mua e une ty, por në disa të tjerë e dimë kush jeni bre ju dhe si po i përdorni edhe Heroit për interesa tuajat personale.
Gjate Luftës me njërin nga këta komandant e pata një bisedë dhe pa dyshim kur të përmendet UÇK ja ske qare pa e zu në gojë emrin e Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit e Hakif Zejnullahut dhe pasi përfundova mendimin tim dhe i erdhi radha këti komandantit ai ma ktheu kjo nuk është UÇK ja ose raspushtni banda dhe në fillim se kuptova çka është raspushtni Banda dhe e pyeta çka është kjo, më tha pyete dikon që e kupton çka do të thotë në gjuhen Serbe dhe aty në oborrin e shkollës në Bajgorë kishte ushtar që e dinin gjuhën Serbe e pyeta çka do të thotë raspushtni banda ai ma shpjegoj tha do të thotë bandë e shpartalluar, dhe shkova ju afrova o ti bir Kurve cilët i quan banda të shpartalluar dhe filloj ti ndryshoj ngjyra e ftyrës dhe e tërhoqa revolen, që po atë revole e kishte mbajtur Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe ja thash a din ti që ta qaj kokën në dysh more bir kurve se po na quan banda të shpartalluar dhe aty erdhi njeri prej shokëve tanë dhe hyri pa pyetur e vuri ballin e vetë në gryken e armës dhe ai komandant që sot po flet për Ilir Konushevcin qierret si gomar aty ne foltore.
(Kosova Sot Online)