Deklarata e Mogherinit pro qeverisë, Kryemadhi: Pres që të puthet në buzë me Ramën se kanë dhe të përbashkët dashurinë për Rusinë

  • 10 May 2019 - 08:54
Deklarata e Mogherinit pro qeverisë, Kryemadhi: Pres që të puthet në buzë me Ramën se kanë dhe të përbashkët dashurinë për Rusinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila përgëzoji qeverinë për punë e bërë, ndërsa renditi edhe tre arritje, sipas saj të Shqipërisë.

Në një lidhje me skype në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi reagoi ashpër, ndërsa u shpreh se tashmë pret vetëm që Rama dhe Mogherini të puthen në buzë, pasi, sipas saj kanë dhe të përbashkët dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare.

“Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Nuk pres të thotë ndonjë gjë më shumë nga Mogherini, pres që të puthet në buzë me Ramën, siç bëjnë gjithmonë se kanë edhe shumë të përbashëkta. Dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. Kur qenka kaq trim ky Rama dhe do bëka turizëm protestash, pse nuk shkoi tek protesta e banorëve të Unazës? Për 30 ditë ke 129 të vrarë hesape droge dhe nuk merret njeri me këtë. Sa gra ka që nuk kanë asnjë garanci për fëmijët e tyre. I dërgojnë në shkollë e nuk e dinë a do kthehen, i dërgojnë në emigracion e nuk dinë a do kthehen”, tha Kryemadhi.

(Kosova Sot Online)