Apokalipsi mbi Rusi

  • 10 May 2019 - 12:29
Apokalipsi mbi Rusi

Një stuhi e fuqishme dje e ka përfshirë Moskën, me ç’rast dhjetëra pemë janë çrrënjosur, ndërsa 12 persona janë lënduar.

Dy persona janë mbajtur në spital me lëndime më serioze. Mbi 70 pemë kanë rënë në rajone të ndryshme të Moskës për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, i cili kohë pas kohe kalonte në breshër. Nga moti i ligë janë shkatërruar pesë automobila.

Pritet që moti i ligë të vazhdojë edhe sot me reshje dhe ngrica.

 

(Kosova Sot Online)