Haki Abazi zbulon Pleshtin e (Hashim) Gjarprit

  • 11 May 2019 - 09:39
Haki Abazi zbulon Pleshtin e (Hashim) Gjarprit

Analisti politik Haki Abazi ka reaguar dhe ironizuar ashpër, përmes një postimi ne llogarinë e tij në facebook, me krekosjet që po ndodhin ditët e fundit për trimëritë e luftës, nga figura të larta të politikës Kosovare, ku bënë pjesë edhe Hashim Thaçi dhe vartës të tij që flasin e vetë lavdërohen në emër të luftës duke i krahasuar ata me banor të një kopshti zologjik dhe pleshta të gjarprit.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Abazit nga llogaria e tij në facebok:

Pleshti i gjarperit

Ky eshte kopshti zoologjik ku Luani nuk ka fuqi te ngrihet ne kembe ndersa pleshti qendron ne maje te kashtes ne pellgun e shurres. Me automatikun ne dore thote pleshti se ka bere beteja por betejes nuk ja mban mend emrin as kohen e as vendin se ka qene i zene duke perkaditur kurthin per shoket.

Pleshti i dehur me vererat e shtrenjta mbahet fort ne majen e kashtes nga frika se ererat po behen me te forta dhe do ta perplasin ne pellgun ne te cilin hodhi shoket e tij, vrau e perplasi per te arritur majen e kashtes. Prej aty nuk i beson as vetes me sepse fytyra e tij duket e zverdhur dhe valezuar me dyshim, ne pellgun e trazuar qe po kerkon te dij ne c'beteje paska qene pleshti. Luanit i jane prere kembet se nuk ka bugjet.

****Motivuar nga kenget e Jericho dhe libri i Ervin Hatibit " Nje gjarper i viteve gjashtedhjete"

(Kosova Sot Online)