I shtrirë në rrugë, gjendet pa shenja jete një burrë në Shtime

  • 11 May 2019 - 10:43
I shtrirë në rrugë, gjendet pa shenja jete një burrë në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime eshtë gjetur një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një burrë, rasti i tij po hetohet nga policia, ndërsa ngajrja e rëndë është raportuar nga një kalimtar i rastit.

Trupi i viktimës është dërguar për obdukim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shtime 10.05.2019-15:34. Është raportuar se në lokacionin në fjalë nga një kalimtar i rastit është gjetur një trup i pa jetë. Në vendin  e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor  të cilët kishin konstatuar vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.

(Kosova Sot Online)