Biblioteka Kombëtare shpenzon 740 euro për blerjen e një pikture

  • 11 May 2019 - 14:18
Biblioteka Kombëtare shpenzon 740 euro për blerjen e një pikture

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nënshkruar kontratë për blerjen e një pikture për zyrën nr 27 të kësaj biblioteke në vlerën prej 740 eurove.

Në webfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është publikuar kontrata e nënshkruar që mban datën e publikimit 3 maj 2019

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues mban emrin “Furnizimi me një pikturë për zyrën nr.27 në BKK” kurse data e nënshkrimit të kësaj kontrate është 30 prill 2019.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 740.00 euro, tre ofertues kanë marrë pjesë në tender dhe fitues është shpallur N.SH. “BARON STUDIO” Prishtinë si ofertuesi me çmimin më të ulët.

Ofertuesi me çmimin më të lartë ka kapur shifrën e 970.00 eurove për furnizim me një pikturë.

 

(Kosova Sot Online)