SKANDALOZE: Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, merr miliona, nuk e di kush i ka shkruar vargjet e himnit!

  • 11 May 2019 - 19:05
SKANDALOZE: Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, merr miliona, nuk e di kush i ka shkruar vargjet e himnit!

Ka qenë organizimi i “Testit të garës nacionale të diturisë” në nivel vendi, ai që e ka nxitur të reagojë përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, profesorin Mentor Hajrizin, ku sipas tij dështimi i këtij organizimi i atribuohet nënryetarit të PDK-së, Rexhep Hotit, të cilin e quan njëri dështak, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ky është postimi i plotë:

Rexhep Hotin qëmoti e kam njohur si njeri dështak. Ai këtë e dëshmoi më së miri me organizimin e dobët të Testit të Garës Nacionale të Diturisë.

Nxënësit tanë kanë dalë shumë më të mençur se vetë përpiluesit e testit.

Përpiluesit kanë lëshuar gabime elementare në çelësin e testit të grupeve A dhe B.

Dy raste:


1. Çelësi i Rexhepit thotë se vargjet e himnit "O flamur gjak, o flamur shkabë", i ka shkruar Gjergj Fishta. Këto vargje nuk i ka shkruar Fishta, por Noli.
2. Po çelësi i njëjtë thotë se dokumenti i parë i gjuhës shqipe është "E mbësueme e kërshtenë". Ky nuk është dokument, por është libër i shkruar nga Lekë Matrënga.

Ka shumë e shumë gabime thuajse në të gjitha pyetjet e lëndëve, pa dashur të flas për mosdorëzimin e materialeve në shumë shkolla të vendit.

Nxënësit kanë arritur të japin përgjigje të sakta, ndërkohë që çelësi i përgjigjeve të Rexhepit është rezultat i planit dështak të tij.


Rruga që duhet të ndiqet nga mësimdhënësitTesti dështoi. Dështoi edhe Rexhepi, edhe disa nga diletantët e pyetjeve të testit të tij.

Ata duhet ta formojnë çelësin vetë dhe të nisin më pas me vlerësimin e përgjigjeve të nxënësve të tyre.

Image

(Kosova Sot Online)