Nëna nga Peja me fëmijët mbesin pa ngrënë bukë, politikanët tanë' këmbën mbi këmbë si Sulltana'

  • 11 May 2019 - 20:32
Nëna nga Peja me fëmijët mbesin pa ngrënë bukë, politikanët tanë' këmbën mbi këmbë si Sulltana'

Një familje në qytetin e Pejës po jeton me kushte të vështira ekonomike. Kimete Muriqi e cila jeton vetëm me 60 euro të ardhurash, tregon se ka ditë që ajo dhe fëmijët e saj mbesin pa ngrënë.

Jetojnë me një pension prej gjashtëdhjetë euroeve. Paratë që i marrin nuk i mjaftojnë për t’i kryer as nevojat elementare Kimete Muriqit nga Peja.

Kjo familje ka vështirësi në sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjeve, pasi Kimetja ka mbetur e ve para gjashtë viteve me dy fëmijë.

Zonja e shtëpisë thotë se shtëpinë i është ndërtuar nga një organizatë e Zvicrës.

Ajo tregon se është e gatshme edhe për punë, por deri tani nuk i është dhënë ndonjë mundësi.D

Në anën tjetër, djali i saj gjashtëmbëdhjetë vjeçar para tri viteve ka kryer shkollën fillore, për të mos u kthyer më në bankat shkollore për nivelin e mesëm.

Kjo familje pret ndihmën e bamirësve për t’i dalë në ndihmë.

(Kosova Sot Online)