“Ka parë shumë ‘Game of Thrones’”, Veliaj ironizon opozitën: Nuk thyhet Tirana nga një stan me lepuj

  • 11 May 2019 - 20:51
“Ka parë shumë ‘Game of Thrones’”, Veliaj ironizon opozitën: Nuk thyhet Tirana nga një stan me lepuj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas incidenteve në protestën e opozitës.

Veliaj ka postuar në Facebook një foto të Lulzim Bashës teksa ishte duke folur dhe momentin kur drejt Kryeministrisë është hedhur një bombë molotov.

“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”, ironizon ai.

Veliaj nënvizon se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë.

“Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon”, thekson Veliaj.

Image

(Kosova Sot Online)