Politika e inkriminuar e ka privatizuar shtetin dhe drejtësinë

  • 11 May 2019 - 20:55
Politika e inkriminuar e ka privatizuar shtetin dhe drejtësinë

Korrupsioni dhe krimi i organizuar, e kanë ngulfatur Kosovën, madje vendi është shndërruar në arenë të përshtatshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve, vlerësojnë njohës të këtyre çështjeve.

“Sistemi i drejtësisë ka falimentuar perderisa Kosova ka problemet më të mëdha sot me krimin e organizuar dhe me korrupsionin, fakte këto të cilat janë kushtet kryesore, që i janë vënë politikës shqiptare për liberalizimin e vizave dhe për integrimin për në BE”, është shprehur në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, njohësi i çështjeve të drejtësisë Skender Kapiti.

Image

Sipas Kapitit, “në Shqipëri e Kosovë kur themi dhe kur përmendet shteti e drejtësia kuptohet politika dhe pushteti, pasi politika e pushteti kanë kapur dhe e kanë privatizuar edhe shtetin, edhe drejtësinë. Në këtë realitet shqiptar, përderisa është i tillë, atëherë shteti ligjor dhe shteti demokratik nuk funksionojnë.Dhe bartësit e këtij realiteti, pra sundimtarët e shtetit dhe të drejtësisë janë politikanët, pushtetarët, qeveritarët vendor e qendrorë në bashkejetesë simbiotike me korporatën fitimprurëse të gjyqtarëve e prokurorëve, pra me matrapazët e drejtësisë.I gjithë sistemi i drejtësisë me të gjitha shkallët apo institucionet e tij është një sistem piramidal padrejtësie perderisa ky sistem funksionon në funksion të padrejtësive dhe korrupsionit, ashtu sikurse është edhe piramida tjetër simotra e saj, piramida shtetërore politike, partizane dhe nepotike e kriminalizuar dhe e korruptuar edhe ajo.”

“Sistemi i drejtësisë ka falimentuar perderisa Kosova ka problemet më të mëdha sot me krimin e organizuar dhe me korrupsionin, fakte këto të cilat janë kushtet kryesore, që i janë vënë politikës shqiptare për liberalizimin e vizave dhe për integrimin për në BE”, thotë për gazetën “Kosova Sot Online”, analisti Skënder Kapiti.

“Viktimë e këtij realiteti janë shumica e shqiptarëve, të cilët të ndodhur në këto kushte ata e kanë humbur shpresën dhe për t'i shpëtuar stresit, përndjekjeve dhe padrejtesisë, marrin arratinë dhe largohen nga atdheu. Pra problem është tërë sistemi. Dhe ky sistem duhet çmontuar, dhe këtë e bën vetëm VETTING-u i kontrolluar dhe drejtuar nga SHBA, sepse askush, asnjë politikë dhe asnjë pushtet politik, qeverisës dhe as juridik vendor nuk janë as kompetent, as të aftë dhe as moralisht të denjë për të ndërtuar e ngritur një sistem dhe një shtet ligjor e demokratik as në Shqipëri dhe as në Kosovë”, ka përfunduar Kapiti.

(Kosova Sot Online)