Ambasada amerikane në Tiranë: Drejtuesit e protestës të nxisin qetësi

  • 11 May 2019 - 22:15
Ambasada amerikane në Tiranë: Drejtuesit e protestës të nxisin qetësi

Pas përshkallëzimit të protestës në dhunë reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një njoftimi për mediat u bëhet thirrje drejtuesve të protestës që të nxisin qetësinë.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thekson ambasada.

(Kosova Sot Online)