Goditet nga vetura vdes në vend këmbësori
Zyra për Informim Publik nga Policia e Pejës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në një aksident trafiku që ka ndodhur para disa orësh ka ndërruar jetë një person i moshës shtatëdhjetë vjeçare, si pasojë e goditjes nga vetura, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo është komunikata e plotë:
Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima).
Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.
Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.
(Kosova Sot Online)