Haradinaj: Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj

  • 11 May 2019 - 23:02
Haradinaj: Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Ai sonte ishte i ftuar për të ngërnë iftar në qytetin e Prizrenit, së bashku me 
ministrin Mahir Yagcilar, i cili vjen nga rradhët e komunitetit turk.

“Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.” shkroi Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu tregon se ftesën për iftar e morri nga ministri Yagcilar, “…isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.”

Ai gjithashtu uroi besimtarët për muajin e Ramazanit.

“Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.  Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.  Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!”. shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.