Alarmon Preteni: Drejtësia në Kosovë, një cirk i vërtetë!

  • 12 May 2019 - 11:20
Alarmon Preteni: Drejtësia në Kosovë, një cirk i vërtetë!

Duke parë se sa thellë është inkriminuar sistemi i drejtësisë në Kosovë, ku prokurorët as që guxojnë të merren seriozisht me njerëzit e fuqishëm që janë bërë të paprekshëm, qofshin pushtetarë të nëntokës kriminale, njohësi i kësaj fushe, ish kreu i AKK-së, Hasan Preteni, tha për "Kosova sot Online" se "dështimi në sistem është aq i madh sa që çdo proces serioz që niset nga pika zero, edhe rikthehet në atë pikë , duke qenë shpesh herë si i tillë edhe i mirë organizuar dhe montuar.

Image
Hasan Preteni

Gjithçka shkon huq, derisa Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore vazhdojnë t`i injorojnë edhe lëndët e kallëzimeve penale me një mal prova e që I kanë të deponuara në zyrat e tyre,duke i mbajtur në Status Quo ose edhe I mbyllin,pasi që pikërisht te këto raste bëhet fjalë për padi kundër ministrave,kryetarëve të komunave e edhe mafio-oligarkëve të inkriminuar".

Njohësi i kësaj fushe Hasan Preteni thotë për "Kosova Sot Online" se "ky sistem është futur në rrugë pa krye nga e cila nuk mundë të dilet me këtë strukturë të tanishme drejtuese dhe menaxhuese sepse gjithçka është e ndikuar dhe kontrolluar nga politika dhe grupet e caktuara kriminale të interesit. Është bërë një mish- mash i madh, populli e thotë: “ nuk di sa po shkon pasuli”. Është cirk që nuk dëshiron askush ta shikon. Lajmet për dështime janë të përditshme. Formohen grupe e nëngrupe për zbatimin e Strategjive të cilat nuk i kuptojnë as ata që janë pjesë e grupeve punuese. Kuvendi ka krijuar grupe hetuese për qeshjet më të cilat është dashtë të merret prokuroria. Rrjedha e hetimeve nëpër komisionet parlamentare është e njëjtë me hetimet nëpër institucionet hetuese. Rrjedha e hetimeve në bazë të preferencave individuale. Rezultati i njëjtë, bllokim, mosbesim e pa rezultate. Efikasiteti Zero. Kjo sa i përket hetimeve e kur të gjykohen rastet, sado të pakta që anë, atëherë fillon cirku tjetër me gjykimet”, tha Preteni për Kosova Sot Online “

"E kur është puna të gjykimet", ai ka shtuar se "akoma më keq është kur në emër të zbatimit të plotë të ligjit, ndëshkimit mbi bazën e fakteve dhe provave të administruar, ndodh shqiptimi qesharak i vendimit, i cili pastaj shkon shëtitet dhe kontestohet nga njëri nivel i tjetrit i ankimimit. Rastet që dënohen në gjykatat themelore lirohen në atë të Apelit dhe e kundërta. Nëse edhe akordohen dy shkallët, nga e parë në atë Supremen prishet krejt. Definitivisht nuk ka raste që kanë ko ekzistence nga fillimi e deri në përfundim. Orari i punës plotësohet, pagat rrjedhin “ politika kënaqet e për qytetarin, si i thonë asaj fjalës... Prit gomar derisa të del bar”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )