Paloka- Ramës: O i pafytyrë, mjaft përdore gjakun e 21 janarit për të justifikuar krimet e tua

  • 12 May 2019 - 17:11
Paloka- Ramës: O i pafytyrë, mjaft përdore gjakun e 21 janarit për të justifikuar krimet e tua

Nënktyetari i PD-së Edi Paloka i është kundërpërgjigjur me një reagim në rrjetin social konferencës së mbajtur sot prej kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Paloka shkruan se kreu i qeverisë është një i pafytyrë që përdor gjakun e të vrarëve në 21 janar si një mburojë për të mbuluar krimin dhe korrupsionin e prodhuar drejtpërdrejt prej tij si politikan dhe kryeministër i vendit.

“Rama dhe konet e tij sa here kapen ne krim therrasin ne ndihme 21 janarin.

Si nje grup kriminal me 21 janar , Rama dhe banda e tij qe sot qeveris , sulmuan policine ne menyre cnjerezore. Mbi 50 police u shtruan ne spital pasi u gjakosen dhe plagosen nga goditjet direkte shtazarake me hunj dhe gure para syve te gjithe botes.


Kjo nuk ka ndodhur ne protestat e qytetareve. Perkundrazi, mesazhet e liderit te opozites kane qene gjithmone ne mbrojtje te efektiveve te paperlyer me krimin , ndaj cdo lendim i paqellimshem eshte vetem justifikim i Edi Rames per te ushtruar dhe nxitur dhune. Dhuna eshte interesi i Rames, qytetaret duan Shqiperine si Europa.

Por ndersa sot perdor 21 janarin si mbroje nga krimet e tij, Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat. 
Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

O i pafytyre mjaft e perdore me gjakun e atyre njerezve per te mbuluar krimin dhe korrupsionin tend.”

(Kosova Sot Online)