Shpërthen Aliu: Pazaret e “eminencës gri” për t'i rikthyer urat e vjetra të lidhjes me Serbinë

  • 13 May 2019 - 15:06
Shpërthen Aliu: Pazaret e “eminencës gri” për t'i rikthyer urat e vjetra të lidhjes me Serbinë

Loja që po vazhdon të luhet në kurriz të shtetit të Kosovës, nga “aktorë shqipfolës” brenda dhe jashtë saj, në Kosovë dhe në Shqipëri, që e kanë të shpërlarë pothuajse deri në pikën zero ndjenjën kombëtare, është tepër shqetësuese edhe për analistin politik Bislim Aliu.

Analisti Bislim Aliu thotë se është tepër shqetësuese se si po bëhen pazaret në dëm të shtetit të Kosovës nga një grup njerëzish që po e rrënojnë shtetin, që mbajnë lidhje spiunazhi me Serbinë, që e ruajnë këtë lidhje si një pjesë të tyre më nostalgjikë të ish-Jugosllavisë, duke mbetur akoma bartës të projekteve për integrimin e Kosovën në hapësirën ish-jugosllave dhe kultivues të rryer të ideve për ta lidhur pashkëputshëm Kosovën me Serbinë, pa harruar që paraprakisht duhet ti shkatërrojnë miqësitë tradicionale të Kosovës me vendet më të rëndësishme të Evropës, si Gjermania, Britaninë.

Sipas Aliut “është një enigmë e cila duhet të zgjidhet se si ka degraduar shteti I Kosovës duke mbetur në duart e këtyre plëngprishësve, të cilët të gjitha mëkatet e veta i shndërrojnë në përfitim”.

“Pa dyshim se në agjendën politike,të cilën që sa vite e mbante dhe po e mbanë Serbia kundër Kosovës, tani e fokuson këtë ide të errtë për ndarjen e Kosovës, që fatkeqësisht po e mbanë edhe te ne presidenti ynë Thaçi dhe sejmeni i tij Haxhiu. Kurse në Shqipëri, këtë ide djallëzuese vazhdon ta mbaj Edi Rama, të cilët me fanatizëm po përpiqen që ta ndajnë Kosovën! Në disa lokale pranë qeverisë, nga kjo nëntokë kriminale, në të cilat bëjnë pjesë edhe klani i inkriminuar politik-medial, të cilat idetë nga Serbia dhe nga kuluaret e Beogradit, i sjellin dhe i mbajnë gjallë në Kosovë, si dhe janë përfitues të jashtëzakonshëm të keq qeverisjes dhe të abuzimit me paranë e shtetit,”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, sipas Bislim Aliut, “pjesë e këtij klani, janë gati të gjithë trashëgimtarët e brezit të parë dhe atij të dytë të ish besnikëve të regjimit të kaluar jugosllav, që nuk ndryshuan mendje as qëndrim edhe pas shkatërrimit të saj, kurse tani janë nostalgjik pët të ju kthyer edhe një herë bashkëjetesës ne Serbinë”.

“Dihet që një pjesë e tyre janë nostalgjik të fortë të ish-Jugosllavisë dhe bartës të projekteve për integrimin e Kosovës në hapësirën ish-jugosllave dhe kultivues të rryer të ideve, për ta lidhur pashkëputshëm Kosovën me Serbinë! Dhe të mos harrojmë se pikërisht ky klan të cilit i prinë Baton Haxhiu, realisht është klan me fuqi këshillëdhënëse dhe vendimmarrëse, me fuqi shkatërrimi dhe dihet se ka të vetmin qëllim, që t'i rikthej urat e vjetra të lidhjes me Serbinë, por besa ka qëllim edhe të shkatërrojë miqësitë tradicionale të Kosovës, me vendet më të rëndësishme të Evropë, Gjermaninë, Britaninë dhe më gjerë. Prandaj unë e them me keqardhje se për këtë, ka degraduar shteti i Kosovës, duke mbetur në duart e këtyre plëngprishësve, të cilët të gjitha mëkatet e veta i shndërrojnë në përfitim”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )