Abazi: Analfabetizmi i Veselit dhe Thaçit, loja me 'patriotizëm'

  • 13 May 2019 - 19:14
Abazi: Analfabetizmi i Veselit dhe Thaçit, loja me 'patriotizëm'

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se këtë të enjte, do të mbahet seancë ku do të themelohet një Komision shtetëror, si dhe do të parashtrohet për miratim një rezolutë, lidhur me krimet dhe gjenocidin e kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë çështje, analisti politik Haki Abazi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka ironizuar mbajtjen e kësaj seance, ku sipas tij "Për të mos e djegur një proces shumë të rëndësishëm që duhet të ndodhë atëherë kur Kosova është vërtetë e lirë, është akt patriotik i të gjithë deputetëve që kanë nderë e kanë repsekt e dinjitet të mos marrin pjesë në seancën që ka për qëllim fyerjen e vitkimave dhe të gjithë atyre që janë dhunuar".

Ky është postimi i plotë në FB, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Seanca parlamentare e dhunimit te viktimave dhe patetizmit e hipokrizise

Mos pjesmarrja ne seancen parlamentare per lojen me viktimat dhe gjenocidin ne tentim te Serbise ndaj Shqiptareve te Kosoves eshte akt patriotik ashtu siq do te ishte akt patriotik mospjesamarrja ne zgjedhjen e dhunshme te Thacit President.

Loja me fjale, analfabetizmi i Veselit dhe Thacit, tendenca per te luajtur "patriotet" qe kane dhembje ndaj vitkimave, jane duke tentuar qe ta dhunojne cdo viktime dhe te rene. Udhehqesit e partise qe kane refuzuar qe te aprovojne ligjin per dhunimet e bera ne Kosove si viktima te luftes. Keta njerez qe 20 vite kane bere shaka me njerezit e dhunuar, viktimat e civile dhe refugjatet duke i quajtur me ironi e perbuzje si komandantet e Bllaces.

Sot jane duke bere nje "karte " te re kinse po akuzojne Serbine per gjenocidin dhe kjo qe ne parim duket e thuhet nga shume njrez "me mire vone se kurre" eshte ne fakt nje fyerje qe po ju behet viktimave dhe atyre qe jane dhunuar duke bere nje loje te ndyte me ta dhe familjet e tyre. Aq poshte kane ra sa qe po duan te mshehen pas viktimave dhe dhumimeve, duan qe pas humbjes se betejes per ndryshimin e kufinjeve, deshtimit masiv ne qeverisje, kerkesese per ta hequr taksen per produktet serbe, deshtimit te heqjes se vizave, largimin e invesititoreve, te perballur me kritikat direkte per nepotizem- punesim kolektiv familjar, keqperdorim te buxhetit te shtetit, edhe nga te gjithe ambasadoret evropiane e amerikane tani kane filluar lojen me gjyakten per krimet e serbise. Kjo gjykate as nuk mund te formohet si nderkombetare e as nuk mund te ndjeke aske pa qene pjese e Interpolit dhe as nuk ka materialin e duhur per te filluar ngritjen e dyshimeve lere me te aktakuzave. Eshte mjerim se me cka po duan te tregojne patriotizem keta nejrez qe kane deficit human dhe perdorin varret e deshmoreve, njerezit e dhunuar, beteja te paqena, beteja te nejrezve tjere per te manipualuar me ndjenjat patriotike te qytetareve.

Per te mos e djegur nje proces shume te rendesishem qe duhet te ndodhe athere kur Kosova eshte vertet e lire, eshte akt patriotik i te gjithe deputeteve qe kane ndere e kane repsekt e dinjitet te mos marrin pjese ne seancen qe ka per qelimmi fyerjne e vitkimave dhe te gjithe atyre qe jane dhunuar. Nuk duhet lejaur qe ata te dhunohen dhe viktimizohen per here te dyte nga ata qe jane perkuluar para pllakave ku shkrueht per terroristet Shqiptar.

Image

(Kosova Sot Online)