Basha mbyll protestën, i digjet nga shiu mikrofoni: As hekuri nuk është më i fortë se ju! Pazare me Ramën nuk bëjmë

  • 13 May 2019 - 22:18
Basha mbyll protestën, i digjet nga shiu mikrofoni: As hekuri nuk është më i fortë se ju! Pazare me Ramën nuk bëjmë

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka përmbyllur pas thuajse 3 orësh marshimin- protestë të opozitës me një fjalim të shkurtër në selinë e Partisë Demokratike, nga ku ka përcjellë deklaratën se asnjë pazar nuk do të bëhet me kryeministrin Rama.

Teksa Basha jepte mesazhin e tij të fundit, për shkak të shiut të rrëmbyer, mikrofoni që po përdorte për të komunikuar mesa duket është djegur.

“Prej hekuri është, por jo më i fortë se ju”- ka thënë Basha teksa i është drejtuar protestuesve që sot kanë marshuar për 3 orë nën prezencën e kurdohershme të reshjeve të mëdha të shiut.

(Kosova Sot Online)