Reagon Grapci: Blerim dhe Shkëlqim Devolli, bashkë me ata që janë në këtë valle, të përfundojnë në ...

  • 14 May 2019 - 11:22
Reagon Grapci: Blerim dhe Shkëlqim Devolli, bashkë me ata që janë në këtë valle, të përfundojnë në ...

Analisti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, e sheh të pa shmangshëm falimentimin e Telekomit të Kosovës, sepse situata ka dalë jashtë kontrollit me zhvatjet dhe humbjet e krijuar, por ai kërkon që të gjithë ata që e sollën në këtë gjendje, të përfundojnë në burg, kurse kompania ti shitet ndonjë investitori ndërkombëtar i cili do ta ringjallte atë përsëri.

Image
Dardan Grapci

“Afrimin e falimentimit te TELEKOMIT e ka sjellë Agron Mustafa gjatë kohës derisa ka qenë përgjegjës i saj duke filluar nga shitja e aksioneve të VALA 900 tek korporata DEVOLLI, ku ata të krijojnë një operator të ri me 30% e aksioneve të blera nga VALA 900. Gjatë asaj kohe e mbaj në mend nga mediet që kontrata e shkruar ka qenë që nëse VALA ndryshon çmim, pako, apo vendos me bo ndryshime, këtë të drejtë do e kishte edhe operatori i ri në treg Z-MOBILE. Por problemi ka filluar kur Blerim dhe Shkëlqim Devolli në kuadër të Z-MOBILE, vendosin që të blejnë impulsa përmes sim2sim dhe lirimin e çmimit të thirrjeve dhe sms-ve”, tha Grapci për" Kosova Sot Online”.

Në krejt këtë projekt të zhvatjes sipas Grapcit janë bashkuar dhe e kanë ndihmuar politikanët që kanë qeverisur me vendin sepse: “Kuptohet që pa pasur krah nga pushtetarët politik nuk mund të fitosh dhe të jesh në treg, prandaj me këtë Agron Mustafa ka bërë marrëveshje të fshehtë duke nënshkruar kontrata me vlerë qindra miliona euro me kompaninë private CACTUS”, tha Grapci për “Kosova Sot Online “.

Megjithatë ai dëshiron të beson se Komisioni Hetimor do e zbardhë këtë skandal thuajse 10 vjeçar dhe përgjegjësit e shkatërrimit të Telekomit të përgjigjen para ligjit. “Gjithashtu unë dua të besoj që Komisioni Hetimor do ta qet në dritë gjithë këtë problem në mes të PTK-s dhe Z-MOBILE.

Nëse me të vërtetë Komisioni hetimor e bënë si duhet punën, dhe bashkëpunon me institucionet tjera të rendit dhe ligjit, dhe nëse nuk marrin urdhra nga politikanët e korruptuar , dhe haraç nga biznesmenët të cilët janë të përfshirë në këtë marrëveshje shkatërrimtare, atëherë jam i bindur që Z-MOBILE apo më mirë të them, themeluesit Blerim dhe Shkëlqim Devolli, bashkë me ata të cilët janë në këtë valle, do të dënohen, si dhe shumën e parave që e kanë marre nga PTK-ja, t'iu kthehet 4 herë më shumë, për shkak se i kanë bërë dëm TELEKOMIT, si dhe kanë krijuar shqetësim tek punëtorët të cilët ndoshta duke kërkuar për ndonjë punë tjetër nëse falimenton PTK-ja. Përndryshe edhe nëse ndodhë falimentimi i TELEKOMIT, unë i bëj apel Qeveris së Kosovës që Telekomin ta shesin tek ndonjë investitor i huaj”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)