Erërat e forta rrëzojnë lisat në Pejë

  • 14 May 2019 - 19:46
Erërat e forta rrëzojnë lisat në Pejë

Reshjet e shiut dhe erërat e forta që po mbretërojnë nga pasditja në Pejë, kanë shënuar edhe dëmet e para.

Para pak minutash pasojë e këtyre reshjeve dhe erërave të forta, kanë rënë dy pemë në qendër të qytetit të Pejës, gjegjësisht pranë zyrave të LDK-së.

Fatmirësisht nga ky rast nuk janë shënuar dëme në njerëz dhe materiale. Brigada e Zjarrfikësve ndodhet në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)