Akuza e rradhës: Partia e Shpend Ahmetit, marionetë e Qeverisë

  • 15 May 2019 - 07:58
Akuza e rradhës: Partia e Shpend Ahmetit, marionetë e Qeverisë

Se PSD-ja në krye me Shpend Ahmetin është bërë marionetë e Qeverisë aktuale, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", e thotë edhe analisti Bislim Aliu. Aliu pyet se " vallë, a po luan rol Molliqaj, apo iu ka fshirë truri dhe ka harruar tërësisht, se pikërisht, partia e tij dhe Shpend Ahmeti, këtij pushteti i ka "dalë" në ndihmë disa herë, duke votuar buxhetin, duke bërë kuorumin partive në pushtet e favore të tjera, natyrisht për pazare e interesa personale, të klanit Coca Cola Zero, të Shpend Ahmetit", ka theksuar Aliu.

"Lirshëm mund t'i quajmë qesharake, deklarimet e PSD-së dhe të Dardan Molliqajt, i cili përmes një video incizimi ka rrëfyer për arrestimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij është politik dhe se kjo dëshmon se gjyqësia e Kosovës, është e kapur nga segmente të politikës!" thekson analisti Bislim Aliu për gazetën "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)