Eskorta e Donald Trump pëson aksident

  • 15 May 2019 - 09:28
Eskorta e Donald Trump pëson aksident

Eskorta e presidentit të SHBA’së Donald Trump është përfshirë në një aksident zinxhir ku disa policë me motoçikleta janë lënduar.

Shtëpia e Bardhë ka thënë për gazetarët se disa oficerë të policisë janë aksidentuar në voztjen e eskortës së presidentit Trump afër aeroportit.  Asnjë nga oficerët policorë nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë.

“Vetura e presidentit nuk është përfshirë në incident dhe Trump nuk është lënduar”, thotë deklarata zyrtare për gazetarë e Shtëpisë së Bardhë.

Incidenti ka ndodhur derisa Trump po udhëtonte nga aeroporti Chennault në Lake Charles, Luiziana në terminalin Camron LNG, që ndodhej diku 30 milje larg.

(Kosova Sot Online)