Bojaj: Shpend Jahti po e luan rolin e një letre higjienike për PDK-në dhe AAK-në!

  • 15 May 2019 - 12:58
Bojaj: Shpend Jahti po e luan rolin e një letre higjienike për PDK-në dhe AAK-në!

Tentativa për ta bërë një ligj të ri, me Plotësim Ndryshime për Financimin e Partive Politike, që është në procedurë kuvendare, sipas analisti Ramiz Bojajt, “është vetëm edhe një fakt tjetër me të cilin zbardhet tërësisht skema e pazarit të radhës së Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiu&Co, kur e votuan buxhetin e Kosoves, sepse edhe projektligji për plotësim-ndryshimi i Ligjit për Financimin e Partive Politike, realisht është vetëm edhe një pazar tjetër i Shpend Jahtit, të cilin e ka bërë me PDK-në dhe AAK-në, që t’ia mundëson të merr shuma marramendëse parash,edhe pse jashtëligjshëm, në kundërshtim me ligjin gazë zgjedhor, ngase zgjedhjet i kanë fituar si grup deputetësh përmes një tjetër partie e tjetër politike e jo përmes PSD-së”.

“Ikja e organizuar e bandës së PSD-së nga Vetëvendosja, dhe bashkëngjitja e saj në Qeverinë e SHIK-ut, ishte bërë sipas marrëveshjes tinëzare dhe pazareve të pista. PSD-ja i shërbeu me zell klanit Pronto për realizimin e agjendave të SHIK-qeverisjes, duke ndihmuar edhe ngjitjen e këtij grupi të Shpend Jahtit dhe Dardan & Co, në rreshtimin e zhvatjes së buxhetit të shtetit, gjithnjë duke mbajtur gjallë agjendën e kësaj qeverie, sa skandaloze, aq edhe të pa përngjeshmë. Thjesht pushteti aktual i Kosovës është pushtet pazaresh, ku shiten e blihen idealet, interesat, shërbimet, pa përfillur mision që e ka një pushtet demokratik. Edhe projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike, është një pazar i radhës i Shpend Jahtit, për të përfituar sa më shumë para, kjo cikërrimë politike, gjithnjë duke luajtur rolin e një letre higjienike për PDK-në dhe AAK-në. Të shiturit e të ikurit nga VV-ja, duke i shërbyer me zell e me shpirtë AAK-së dhe PDK-së, këto të fundit i mundësojnë klanit të PSD-së q të merr shuma marramendëse parash, edhe pse ky klan i pushtetit mafioz, zgjedhjet i ka fituar përmes një tjetër partie politike, e jo përmes PSD-së së SHIK-ut”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Bojajt, “një ligj i tillë nuk do të duhej kaluar në Kuvend sepse forcon klientelizmin dhe pamundëson transparencën me qytetarët. Njëherësh ky model funksional i partive politike, forcon klientelizmin, banditizmin politik, duke mbytur edhe vet transparencën e subjekteve politike. Ka kohë që Kosova është bërë aksham pazar për zhvatësit, hajnat e kriminelët-oligarkët e egër të pushtetit. Ky pazar tashmë ka atakuar edhe gjenezën e shtetit të Kosovës, kufijtë, kushtetutën dhe sovranitetin territorial. Edhe opozitarizmi i përgjumur, në heshtje po i shërben klaneve të egra mafioze në pushtet”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)