Veseli: Kosova ka kapacitete dhe do t’i arrestojë kriminelët e luftës, kudo që janë

  • 15 May 2019 - 13:46
Veseli: Kosova ka kapacitete dhe do t’i arrestojë kriminelët e luftës, kudo që janë

eti i Kosovës ka kapacitete dhe do t’i arrestojë kriminelët e luftës kudo që janë, nuk do të ketë tolerim ndaj tyre.

Kështu ka deklaruar sot kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë vizitës që i ka bërë lokacionit ku do të ndërtohet Memoriali i Dëbimit, te Stacioni i trenit në Prishtinë.

Aty, Veseli ftoi qytetarët që të besojnë në kapacitetet e institucioneve të vendit, se nuk do të mbetet asnjë kriminel i luftës i lirë.

“Do të ndërtohet Tribunali ndërkombëtar dhe do të ndodhë memorizimi i këtyre krimeve që Serbia ka bërë ndaj qytetarëve tanë. Nëse flasim për kriminelët që kanë dhunuar e kanë vrarë, domosdoshmërisht se do të përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka mundësi që të heshtet një krim që ka ndodhur ndaj qytetarëve tanë. Prej dhjetorit 2018, janë dërguar të gjitha dosjet nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe do të procedohen tutje. Kriminelët s’kemi me i lënë me flejt shlirë. Në gjumë kena me i marrë, po ua jap fjalën”, përsëriti Veseli.

Ndërsa qytetari Ali Kadrolli, kujtoi ditën kur ai u dëbua nga Kosova në mars të vitit 1999.

“Këtu ka qenë tmerr. Kanë qenë paramilitarë me automatë e të gjitha. Unë babën edhe nanën i kam fut në tren prej dritares. Kanë qenë nga 25-30 veta. Në Han të Elezit, ushtria na ka pritur atje dhe na kanë thënë me ecë vetëm në binarë sepse në të dy anët ka qenë e minuar ajo pjesë atje”, kujtoi ai.

Veseli u shpreh i kënaqur që do të memorizohet ky lokacion në muze, në mënyrë që të mos harrohet asnjëherë historia nëpër të cilën kaluan shqiptarët.

(Kosova Sot Online)