Alarmon Guraziu: Ekipi negociator po zhvatë rezervat e buxhetit të shtetit!

  • 16 May 2019 - 07:42
Alarmon Guraziu: Ekipi negociator po zhvatë rezervat e buxhetit të shtetit!

Edhe pse realisht nuk ka kurrfarë dialogu me Serbinë, për shpenzimet që po i krijon i ashtuquajturi ekip I vetë formuar negociator për bisedimet me Serbinë, po vazhdon ta zhvatë pa asnjë kursim buxhetin e shtetit të Kosovës. Madje së fundi kabineti qeveritar ka ndarë hiq më pak se 300 mijë euro nga rezervat e shtetit për të ashtuquajturin ekip negociator. Analisti politik Ragip Guraziu ka thënë për “Kosova Sot Online” se ky destinim i këtyre mjeteve nuk është gjë tjetër vetëm se një zhvatje e legalizuar e buxhetit të Kosovës, keqpërdorim i parave të mbledhura nga taksapaguesit kosovar për teket e një grupi njerëzish që nuk janë duke bërë asnjë punë për interes të shtetit sepse si ekip i emërtuar nuk ka përfaqësuar deri më tani asgjë dhe nuk pritet të përfaqëson edhe në të ardhmen. “Po shihet ashiqare se si po zhvatet legalisht djersa dhe mundi i qytetarëve të Kosovës që është derdhur përmes taksave të tyre në buxhetin e shtetit. Pra qeveria ka ndarë ato 300 mijë euro të cilat po shpenzohen e zhvaten vetëm për shëtitje të ekipit të ashtuquajtur negociator, e që në fakt është një ekip dajallarëve e familjarëve të tyre të ngushtë. Nuk ka se si të shihet ndryshe ky veprim dhe kjo përbërje e këtij grupi derisa aty janë punësuar 12 persona, në zyrën e ekipit negociator, ku vetëm për paga iu janë paguar gati dhjetë mijë euro që nga muaji prill. Ky është hiq më pak se një skandal”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu po ashtu thotë se "kjo mënyrë e sjelljes, përveç se është e pa pranueshme ligjërisht, është e turpshme edhe moralisht. “Të gjithë po e shohim se akoma nuk është as afër të zhvillohet ai far dialogu, pra nuk ka kurrfarë dialogu me Serbinë, dhe këtu me të drejtë duhet të shtrohet pyetja se si vazhdon të zhvatet pa fije turpi buxheti i shtetit të Kosovës në emër të këtij ekipi për Bisedime. Kjo me të vërtetë nuk ka asnjë logjikë dhe asnjë kuptim".

"Janë punësuar kot së koti 12 persona për të cilët deri më tani janë paguar i dhjetëra mijë euro, deri kemi plot shtresa sociale të qytetarëve pa përkujdesje që do e kishin më të arsyeshme ti shpenzojnë këto mjete. E dimë të gjithë se sa kemi familje skamnore, kemi edhe familje të dëshmorëve të luftës dhe invalidëve e martirëve, e ne nuk e dimë nëse ka së pakut të punësuar ndonjë të kësaj kategorie në mesin e të 12 personave në emër të shërbyesve në ekipin negociator”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )