Xhirohet arusha e shumëkërkuar e Prizrenit, ja ku ndodhet

  • 16 May 2019 - 09:21
Xhirohet arusha e shumëkërkuar e Prizrenit, ja ku ndodhet

Roja i Ujësjellësit Hidroregjioni në Prizren, Basri Skenderi, ka arritur ta xhirojë arushën e murrmë

Sipas rojës së Ujësjellësit Hidroregjioni, bëhet fjalë për të njëjtën arsuhë, për të cilën ishin angazuar edhe njësi të FSK’së për kapjen e saj 

Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.

Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve. 

(Kosova Sot Online)