Pamje të dhimbshme vijnë nga Deti mesdhe, emigranti gjendet në mes të ujit

  • 16 May 2019 - 09:25
Pamje të dhimbshme vijnë nga Deti mesdhe, emigranti gjendet në mes të ujit

Një emigrant libian është filmuar duke notuar në ujërat e Detit Mesdhe, pasi hedhjes nga një anije e cila thuhet se pësoi një defekt teknik.

Sipas mediave të huaja, personi në fjalë ishte një nga emigrantët që gjendeshin në një anije në Mesdhe, duke tentuar për tu larguar nga Libia.

Siç bëhet e ditur, ai kërceu kur iu afrua roja bregdetare libiane.

Sea Watch, një organizatë jo-fitimprurëse e shpëtimit, tha se aeroplani i saj i kërkim-shpëtimit, kontaktoi varkën dhe këshilloi ekuipazhin për të ndaluar motorin, duke u kërkuar atyre “të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të shpëtuar personin”.

Libia u bë një pikë qendrore për emigrantët afrikanë dhe refugjatët që iknin për në Evropë pas një kryengritjeje në vitin 2011 në të cilën Muamar Gadafi u rrëzua.

Ndërsa migrimi fillon të rritet gjatë muajve të pranverës dhe të verës, Maroku tha se kishte ndaluar anijet që mbanin 117 emigrantë që të kalonin në Evropë.

Një grup tjetër prej 52 emigrantësh arriti të kalonte në Melilla, megjithatë, në atë që autoritetet marokene quajtën përpjekjen më të madhe për kalimin e kufirit që nga tetori.

Ardhjet e emigrantëve në Spanjë vitin e kaluar kanë kaluar ato në Itali dhe Greqi, me 60,000 që mbërritën, pothuajse të gjithë prej tyre nga deti

(Kosova Sot Online)