E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja si eliminohen me helme kimike ruso-serbe kundërshtarët politik në Kosovë!

  • 16 May 2019 - 13:43
E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja si eliminohen me helme kimike ruso-serbe kundërshtarët politik në Kosovë!

Eksperti i fushës së sigurisë Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut dhe, e vlerëson me rrezik gjendjen në Kosovë se si ka funksionuar dhe funksionon sofistikuar lufta e fshehtë e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, përmes eliminimit të kundërshtarëve politike dhe ekonomik, duke mos përdorur vetëm kërcënimin ose dhunën fizike apo vrasjet, siç kanë ndodhur menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, por tani më  ajo po bëhet edhe përmes helmimeve të stilit të Vladimir Putinit në Rusi, në Ukrainë dhe në disa qendra e metropole evropiane po nga njerëzit e Putinit , që veprojnë ngadalë dhe shkatërrojnë organizmin e personit që I servohet helmi I tillë fshehurazi. Një  qendër e tillë operative që mbulon Kosovën, Malin e Zi,  Maqedoninë e Veriut dhe  Shqipërinë vepron edhe në afërsi të kufirit Kosovë Serbi, tek qyteti i Nishit.

Image

“Në Kosovë që nga pas lufta është rritur ndjeshëm rreziku i eliminimit të figurave,  kundërshtare të klanit Pronto,  të oligarkëve të tyre dhe ndihmësve nën hije që qëndrojnë pas tyre. Përveç rrezikimit të tyre  që të vriten në mënyrë klasike gjithmonë ekziston  mundësia e kryqëzimit publik të tyre,  të hakmarrjes, ku mafia,  nëntoka politike përdor ligjin dhe pushtetin si policin, prokurorët, gjyqtarët dhe agjentët e inteligjencës për ti eliminuar kundërshtarët e vet me procese dhe dyshime të kurdisura. Sipas Naim Miftarit, kjo veprimtari kriminale nuk e ka kursyer  Kosovën në faza të ndryshme, është përdorë nga klani pronto  dhe paraqet rrezik potencial edhe  tani.

Besoj dhe jam shumë i bindur se ka raste kur nëntoka politike e Kosovës është e lidhur ngushtë me kundërshtar të lirisë së Kosovës,  kundërshtar që për para,  interes material, janë të lidhur ngushtë me kundërshtarët  lindor, sidomos me interesat pro Serbo-Ruse që janë kundër demokracisë perëndimore , që  janë kundër interesit dhe ndikimit  amerikan dhe të NATOS në Kosovë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Këto qarqe, sipas  Miftarit,  janë në gjendje  taktike dhe teknike edhe ti eliminojnë kundërshtarët e vet  me helme kimike të tipit si vepron grupi dhe  shërbimi sekret Rus i Vlladimir Putinit i cili qe shumë vite e ka bazën e vetë sekrete në NISH,  në Serbi  jo fort larg territorit të Kosovës. Ai ka dyshime të eliminimit  të disa figurave  të rëndësishme të Kosovës pikërisht me këtë metodë ruse, si ish Presidenti Rugova dhe veprimtari Jashar Salihi. “Kam dyshimet e mija se  edhe vdekja e Ibrahim Rugovës nuk ka qenë e rastësishme por i ndjeri ishte helmuar me substanca helmuese ndoshta të sjella nga kjo qendër ruse në Nish,  substanca kimike që sjellin dhe përshpejtojnë procesin,  sjellin  sëmundjen e kancerit në fazën përfundimtare”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Përgatitja e helmimit kundër Rugovës, sipas Miftarit, dyshohet të jetë bërë pasi që  Rugova ishte figurë e lartë politike, 100% pro perëndimor dhe po të ishte gjallë  sot, Kosova nuk do ishte në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme nga ndarja, s me shtetin pro rus, me Serbinë  sikur që  është sot.

Eliminimi me helme, sipas Miftarit , dyshohet se  ka  ndodhur dhe para Rugovës. “Po ashtu kam dyshimet e mija se njëjtë është helmuar edhe Jashar Salihu  njeriu kryesor i fondit Vendlindja thërret në Zvicër atdhetar që ju  kishte penguar aktorëve të klanit  të Rognerit dhe të Prontos, të cilët kishin shpërdoruar dhjetëra ndoshta disa qindra miliona franga zvicerane dhe marka, që ky fond kishte mbledhur nga qytetarët tanë për ta ndihmuar luftën e UëK dhe popullit tonë  në përgjithësi, e  ku shumica e këtyre qindra milionëve të fondit Vendlindja thërret dhe 3% të LDK kishin përfunduar në  xhepat privat të profiterave të luftës dhe të pas luftës. Me këto para pastaj ishin blerë  lirë përmes AKM-së pasuritë shoqërore të Kosovës ku kishin mbirë dinastitë dhe klanet e fuqishme të oligarkëve që ishin vetëm paravan  të  politikanëve të korruptuar  të Kosovës”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Këto helme, sipas Miftarit mundë të vijnë tani edhe të integruara në prodhimet ushqimore që vijnë nga Serbija, prandaj kjo është edhe një arsye më shumë pse do të duhej  duhet bojkotuar ato vazhdimisht.

(Kosova Sot Online)