Lushtaku: Serbia do të paguaj për krimet e saj

  • 16 May 2019 - 15:54
Lushtaku: Serbia do të paguaj për krimet e saj

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që po mbahet tani tha se përmes rezolutës që do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, do të kërkohet që Serbia të pranojë fajin e saj për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare, përmes kësaj rezolute kërkojmë që shteti Serb të pranojë krimet e gjenocidit në Kosovë, duke dëshmuar se Serbia ka ndryshuar mendësinë politike. {379818 }

Kuvendi i Kosovës nisur nga faktet që janë numëruar për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë, Serbia ka pasur për qëllim zhdukjen e qytetarëve në Kosovë. Serbia edhe 20 vite pas përfundimit të luftës vazhdon të fsheh çështjen e 1.600 personave të pagjetur. Serbia ka tentuar të zhduk kujtesën historike të shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)