Xi Jin Ping reagon për luftën tregtare, “Asnjë civilizim nuk është superior”

  • 16 May 2019 - 16:12
Xi Jin Ping reagon për luftën tregtare, “Asnjë civilizim nuk është superior”

Presidenti kinez Xi Jin Ping ka dalë për herë të parë në një deklaratë për media që prej se presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tarifat 25% për produktet kineze.

“Asnjë civilizëm nuk është më superior se një tjetër. Mendimi që raca apo civilizimi I dikujt është superior dhe mendimi që të zëvendësohet ndonjë civilizim është mendim idiot. Nuk ka nevojë që civilizimet të përplasen mes vete”, tha presidenti kinez në një konferencë aziatike.

Kina I është përgjigjur tarifave të Trump duke u vënë tarifa të vetat importeve nga SHBA’ja.

Tregtia është vetëm një nga shumë frontet në të cilën SHBA’ja dhe Kina janë përballur në muajt e fundit. Fjalimi i Xi preku edhe një temë tjetër që ishte folur nga zyrtari i departamentit shtetëror i SHBA’së Kiron Skinner I cili në prillin e kaluar tha që Kina është fuqia e parë që konkuron me SHBA’në por që nuk është kaukaze.

“Kur mendojmë për Bashkimin Sovjetik dhe gara e saj ishte një luftë me familjen perëndimore…Kjo nuk është e mundur për Kinën. Kjo është një luftë me një idologji totalisht tjetër”, kishte thënë Skinner. 

Duke folur në konferencën e të mërkurës që kishte përfaqësues nga 47 vende, presidenti kinez XI lavdëroi arritjet e Kinës dhe shteteve tjera aziatike ndër shekuj dhe tha që të gjitha civilizimet duhet të mësojnë prej njëra tjetrës. Xi dhe Trump pritet të takohen në Japoni gjatë samitit të G20’tës në qershor.


(Kosova Sot Online)