Lexoni edhe:
Aeroplani luftarak “F-16” rrëzohet mbi depon e pajisjeve në Kaliforni
Lidhur me seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, dhe iniciativën e dështuar të Kadri Veselit, ka reaguar analisti politik Nexhat Haziri i cili e quajti atë një shfaqje turpi dhe hiq me pak.
“Fillimisht dua të them se është e trishtë të jetosh në një vend apo ti takosh një shoqërie pjesë e së cilës janë edhe Kadri Veseli, Flora Brovina dhe shumë të tjerë nga ky taraf. Ajo që ndodhi dje në kuvendin e Kosovës është e pa riparueshme për çdo shoqëri normale, e që në fakt dje treguam se ne nuk jemi e tillë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”. Ai ka shtuar se nxjerrja e një fotoje të tillë, edhe për të dëshmuar këto krime, nëse do të ishte autentike, në formën e cila u ekspozua përbën mos respekt dhe mos solidaritet me viktimën.
Kjo lojë nuk mbulon sipas Hazirit harresën 20 vjetarë për tu marr institucionet e Kosovës me krimet e luftës por për më tepër mundë edhe të penalizohet si veprim. “Përtej kësaj tani pas 20 viteve ti nxjerrësh këto dëshmi dhe të deklarosh se e ke nga vitit 2002, sërish përbën vepër penale, fshehje të dëshmisë dhe mos kallëzim të krimit. Por turpi, sikur nuk mbeti vetëm më kaç, fotografia doli e rremë, shfaqja e së cilës ka bërë një akt të dytë të dhunimit të viktimave dhe u tentua të manipulohet opinion publik për qëllime elektorale.”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.
Aeroplani luftarak “F-16” rrëzohet mbi depon e pajisjeve në KaliforniLexoni edhe:
Me këtë akt sikur dëshiruan ti ndihmojnë Serbisë në në kampanjën që ajo ka nisur për mohimin e krimeve të bëra në Kosovë. “Shfaqja e këtij turpi në seancën e të së enjtes tregoi edhe një herë, se të ashtuquajturit krahu I luftës, janë të gatshëm të përdhosin çdo vlerë, të shkelin mbi çdo viktimë, mbi çdo sakrificë vetëm e vetëm për ta vazhduar sundimin e tyre mbi Kosovën për interesat e tyre mafioze, e jo për të kërkuar llogari nga Serbia për vrasjet e dhunimet dhe krimet e tjera që bëri gjatë luftës në Kosovë.
Pas kësaj shfaqje të turpshme me skenar të Kadri Veselit dhe partive në pushtet, nuk mjafton vetëm dorëheqja e deputetes Flora Brovina, por unë mendoj se kjo legjislaturë ka humbur sensin e funksionimit të sajë të mëtutjeshëm, dhe këtij turpi I vuhet kapaku, siç thotë një fjalë popullore, vetëm më shpërndarjen e kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje. Kosovës nuk I duhen institucione të degraduar politikisht dhe moralisht”, tha Haziri për “Kosova Sot Online “.
(Kosova Sot Online )