Në Norvegji po vendoset për të ardhmen e Venezuelës

  • 17 May 2019 - 20:57
Në Norvegji po vendoset për të ardhmen e Venezuelës

Negociatat mes qeverisë dhe opozitës së Venezuelës për të zgjidhur krizën politike që e ka kapluar vendin po mbahen në kryeqytetin norvegjez Oslo.

Përfaqësues të të dy palëve kanë arritur në shtetin nordik këtë javë, duke sinjalizuar një mundësi të re për përfundimin e muajve të tërë me tensione që kkishin eskaluar me një kryenritje të dështuar muajin e kaluar.

Partia socialiste që është në pushtet, që ka kohë që ka thënë se është e hapur për bisedime, po mirëpritur fillimin e takimeve. Por shumë sektorë të opozitës janë skeptikë duke thënë që Maduro në të kaluarën ka përdorur dialogun si një taktikë të stagnimit që të mbajë pushtetin, derisa standardet e jetesës janë në pikën më të ulët në shtetin e pasur me naftë.

Venezuela është futur në një krizë të madhe për pushtet në janar kur Guaido, lideri i parlamentit nacional që udhëheqet nga opozita, ka përdorur kushtetutën që të marrë pozitën e përkohshme të presidentit, duke thënë që fitorja në zgjedhje e Maduros ishte joligjore.

Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete tjera kanë njohur Guaidon si liderin ligjor të shtetit amerikano-latin. Por Maduro po e mban pushtetin me anë të përkrahjes së funksionarëve më të lartë në shtetin e tij, si dhe Rusisë, Kubës dhe Kinës.

Norvegjia ka një traditë për zgjedhjen e konflikteve. Ajo ka shërbyer si ndërmjetëse në marrëveshjen e paqes në Kolumbi mes rebelëve të FARC’ut dhe qeverisë.

(Kosova Sot Online)