Shpërthen Badallaj: Amerika ka të drejtë, pa u burgosur "banditët" Kosova nuk ecë përpara

  • 19 May 2019 - 07:39
Shpërthen Badallaj: Amerika ka të drejtë, pa u burgosur

Shqetësimi i arsyeshëm i ambasadës amerikane për krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe heshtjen qyqare të këtij sistemi të kalbur gjyqësor, po vazhdon të ketë jehonë dhe përkrahje të madhe te bota analitike dhe njohësit e drejtësisë.

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik Reshat Badallaj, tha për “Kosova Sot Online” se kjo flet shumë. “ Kjo ka rëndësi sepse po shihet e po dihet që Amerika është në dijeni të plot se Kosova drejtohet nga kriminelët, kryebanditët dhe krye hajnat të cilët e kanë bërë zap dhe e kanë marr shtetin në vallen e krimit. E kanë kapur edhe prokurorin dhe sistemin e kalbur të drejtësisë në përgjithësi. Pra kjo tregon se kupola e krimit është e futur thellë dhe ka ndikim në këtë bandë që po i thonë gjyqësi, edhe pse askush nuk e kupton se përse këta e vjedhin djersën e taksapaguesve, se përse këta e kanë dhënë betimin para kushtetutës për drejtësi”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Badallajt, kur është fjala te gjyqësori askush në Kosovë nuk ka besim “në këtë faqe të zezë”, që aq zëshëm propagandon se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, e kur dihet se krye kriminelët e kanë kapur shtetin.

“Krye mafiozët e kanë shtri për toke shtetin duke e vjedhur dhe jo vetëm që janë të lirë por askush nuk i burgos këta krye kriminel dhe pse si qenë të zgjebosur ecin me fodullëk, dhe ata të faqes së zezë, që dikush në Kosovë i thantë prokurori bien në gjumë, fshihen si të mos ishin dhe nuk veprojnë”, theksoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“E pa u pastruar, burgosur këta me një aksion të mbështetur edhe nga amerikanët, Kosova nuk mundë të rehatohet. Pra pa i burgos të gjithë këta zagarë dhe langonj, fjalën e kam për funksionarët e lartë të shtetit, Kosova nuk ka rehati dhe nuk mund të ecën përpara sepse këta janë kanceri i shtetit të Kosovës” tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )