Zgjedhjet në veri të Kosovës, Presidenti Vuçiç thirrje serbëve

  • 19 May 2019 - 08:55
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Presidenti Vuçiç thirrje serbëve

Teksa sot pritet të zhvillohen zgjedhjet në katër komuna serbe në Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka ftuar banorët serbë që të marrin pjesë masivisht në votime.

Kjo thirrje sipas tij bëhet  me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e  Serbisë.

“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Pink”.

(Kosova Sot Online)