Propozon Preteni: Të shuhet Prokuroria Speciale, është Prokurori politike dhe e shantazhuar!

  • 20 May 2019 - 11:20
Propozon Preteni: Të shuhet Prokuroria Speciale, është Prokurori politike dhe e shantazhuar!

Përkundër faktit që kanë para vetës një mal me lëndët e  kallëzimeve penale, të deponuara në zyrat e tyre, në mesin e të cilave edhe për VIP-at, peshqit e mëdhenj,  Prokuroria   Speciale dhe prokuroritë themelore  vazhdojnë t`i injorojnë ato, duke i mbajtur në “Status Quo” ose edhe  duke  mbyllur, vetëm e vetëm pasi që bëhet fjalë për padi kundër ministrave, kryetareve të komunave e edhe mafio-oligarkëve të inkriminuar.

Image

Ky lloj veprimi, sipas njohësve të fushës është diagnoza me  besnike që  flet për institucione të dështuara të drejtësisë. Një konstatim të tillë e nxjerr njohësi i mirë i kësaj fushe ish kreu i AKK-s, Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”, sipas të cilit më mirë do të funksiononte sistemi prokuroria pa Specialen se që po funksionon kështu duke u bërë pengesë e prokurorisë së  rangut më të ulët. Sipas Pretenit, Prokuroria Speciale  është e ideuar dhe planifikuar si një dështim  i madh dhe ka mbetur  vetëm në ë  përkrahje të politikës.

“Është tërësisht politike dhe e shantazhuar. Ajo është speciale vetëm në trajtimin special të prokurorëve, paga marramendëse dhe privilegje si askund tjetër. Cila ishte ideja këtu tani? Të krijohet perceptimi se politika do ta lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar! Po cilat janë rezultatet?

Prokurorë të pa aftë dhe lakmitar! Asnjë produkt nga puna e tyre  qe më shumë se 10 vite, asnjë rast të fuqishëm me përfshirjen e zyrtareve të lartë, asnjë rast i fituar me gjykatë! Po cilat janë gjykatat që i trajtojnë aktakuzat e kësaj gjykate, Gjykatat Themelore të cilat i trajtojnë edhe rastet e prokurorive themelore. Ky është edhe absurditeti i radhës”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”. 

Eksperti i së drejtës Hasan Preteni po ashtu thotë se Prokuroria Speciale në hierarkinë organizative, edhe pse është  më e lartë se prokuroritë tjera,  kurse rastet i dërgon në Prokuroritë që në hierarkinë organizative janë në nivelin më të ulët dhe ky është kulmi i lojës  për të mos bërë asgjë prandaj kjo prokurori duhet të shuhet tërësisht e të mos shpenzohet buxhet koti.  

“Definitivisht kjo ishte lojë politike për të krijuar imazhe se në Kosovë korrupsioni do të luftohet skajshmërisht. Hipokrizi! Sa më shpejtë që shuhet kjo Prokurori aq më mirë do të bëhet për vendin dhe për buxhetin e Kosovës”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)