Krasniqi Molliqajt: Veprimi i Brovinës e dëmtoi më së shumti PDK’në, s’mund të dalim çdo ditë me qëndrime

  • 20 May 2019 - 12:00
Krasniqi Molliqajt: Veprimi i Brovinës e dëmtoi më së shumti PDK’në, s’mund të dalim çdo ditë me qëndrime

Përderisa deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj sot gjatë seancës kërkoi që deputetja Flora Brovina ose PDK të marrë përgjegjësi për publikimin e fotografisë, i është përgjigjur Memli Krasniqi duke thënë se ai nuk është qëndrim partiak por individual

‘’Dardan unë besoj që e dinë që në këtë sistem mandanti i secilit deputet është i lirë dhe personal. Besoj që ju  e dini më së miri që veprimet politike ndonjëherë janë inidividuale dhe nuk mund të marrë qëndrim grupi parlamentar drejtpërdrejt. Se ashtu ishte dashtë VV me marrë përgjegjësi për mandatet e juaja. Por sot nëse e dimë që diçka s’ka dhënë rezultat, ne duhet me marrë veprime që e dëshmojnë edhe dokumentet’’, ka thënë Krasniqi.

Tutje Molliqaj ia ka kthyer duke thënë se ose ta marrin si përgjegjësi ose ta kërkojnë dorëheqjen.

‘’Unë nuk kërkova që PDK me ia marrë mandatin dikujt. Për mua është e rëndësishme që nëse PDK e vlerëson që kjo është papëgjegjësi individuale. Ne marrim qëndrime ose merreni përgjegjëninë grupore ose bartne atë dhe bëjeni kërkesën për atë që e keni përnjëme. Dallimi është që PSD edhe sot është këtu për me votu Tribunalin. Vec i ndërroni rolet ju. Këtu e ke problemin. Se ke përnjëme as sot. Për përnjëme, vyen një reflektim më i thellë. Nëse doni me bë përnjëmend, është që nuk përfundon e vërteta me juve, sikurse nuk nis e vërtata me dikënd tjetër. Keni qeveris gabim dhe po ia pamundësoni Kosovës me votu tribunalin sot’’, tha Molliqaj.

Krasniqi i replikoi sërish, duke thënë se Kadri Veseli qysh të enjten ka dalë me qëndrim dhe se këtë gjë s’mund ta bëjnë çdo ditë.

‘’Ju po i kërkoni qëndrim PDK’së e ne e kemi dhënë të enjten. Kadri Veseli ka thënë se s’ka ditë asgjë për fotografinë dh nuk e mbështesim. Veprimi i Brovinës nuk e ka dëmtuar askënd tjetër se sa PDK’në. A duhet çdo ditë me dalë kryetari ose dikush tjetër me përsëritë?”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)