VV i tregon Veselit si duhet të adresohen krimet e luftës
Vetëvendosje, nismën e Kadri Veselit për formimin e Tribunalit për Krimet Serbe në Kosovë e ka quajtur mungesë serioziteti. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një plan 9 pikësh se si do të adresohen krimet e luftës nga një qeveri e Lëvizjes Vetëvendosje.
9 pikat që Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur:
1. Miratimi ne shqyrtim te dyte i plotësim ndryshimit te Kodit te Procedures Penale, qe lejon gjykimin
2. Krijimi i nje mekanizmi të posaqëm në kuadër të Policisë, Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Themelore për hetimin dhe gjykimin e krimeve te luftës, duke përfshirë numrin e nevojshëm te policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe stafit profesional.
3. Procedimi i projektligjit për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës, me mision qartë, financim adekuat dhe me njerëz profesioniste dhe kompetentë, me status te përhershëm brenda Ministrisë se Drejtësisë
4. Krijimi i një njësie të veçantë e të specializuar brenda Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, që i verifikon faktet dhe dëshmitë e mbledhura per krimet e bëra
5. Miratimi i një legjislacioni të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe te dhënave viktimave te krimeve Kosovë
6. Krijimi nje komisioni parlamentar të perhershëm për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, dhe krimin e gjenocidit dhe për dëmet e shkaktuara në Kosovë
7. Krijimi dege te veçantë brenda Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik, për edukimin dhe specializimin e profesionistëve për këto çështje dhe mbështetja për edukim të vazhdueshem jashtë vendit
8. Anëtarësimi i Kosovës në Konventat e Gjenevës dhe Konventën Gjenocidit
9. Shqyrtimi i rrugëve institucionale për pergatitjen e padisë sé Republikës së Kosoves në GJND.
(Kosova Sot Online)