Lideri i Brexit’it goditet me qumësht

  • 20 May 2019 - 21:42
Lideri i Brexit’it goditet me qumësht

Nigel Farage ka mbetur i nevrikosur pasi që u godit me qumësht gjatë një takimi në Newcastle. Ai aty po mbante fushatë për partinë e tij Brexit që do kandidoj në zgjedhjet e e parlamentit europian.

Pamjet tregojnë momentin kur atij i hidhet qumësht përmbi kostumin e tij , dhe pastaj Farage dëgjohet duke u thënë pjestarëve të sigurimit “kjo është një dështim”, “si e latë këtë të ndodhte” dhe “pse nuk e ndaluat?”. Pastaj ai u largua me makinë me një makinë.

Lideri i partisë Brexit ishte në një ecje në qytetin e Newcastle për fushatë.

Pasi që qumështi hidhet mbi Farage, në prapavijë dëgjohen të qeshura nga turmat e mbledhur.

Një person është arrestuar nga policia britanike në lidhje me këtë rast.

Nigel Farage njihet si promovuesi më i madh në Britani të Madhe i idesë së daljes nga Bashkimi Evropian.

(Kosova Sot Online)