Akuzon ish agjenti i SHIK-ut: Ministria e Drejtësisë, servis i gjykatave dhe prokurorive të kapura nga politika e inkriminuar!

  • 21 May 2019 - 07:51
Akuzon ish agjenti i SHIK-ut: Ministria e Drejtësisë, servis i gjykatave dhe prokurorive të kapura nga politika e inkriminuar!

Eksperti i fushës së sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, ka reaguar ashpër për faktin se si Prokuroria Speciale dhe Prokuroritë themelore vazhdojnë t`i injorojnë lendet e kallëzimeve penale qe I kanë të deponuara në zyrat e tyre,duke i mbajtur ne STATUS QUO ose edhe I mbyllin,pasi që bëhet fjalë për padi kundër ministrave,kryetarëve të komunave e edhe mafio-oligarkëve të inkriminuar. "Zgjatja e kohës së trajtimit të këtyre rasteve, deri sa të njëjtat zgjidhen ose parashkruhen Prokuroritë e të dyja niveleve sikur i ka shndërruar në hapësira objektesh “muzeale”. Kjo mënyrë e bllokimit të këtyre rasteve", sipas Miftarit "bëhet për faktin se sistemi i drejtësisë deri në kulm është inkriminuar, është i shantazhuar prandaj prokurorët as që guxojnë të merren me njerëzit e fuqishëm që janë bërë të paprekshëm, qofshin pushtetarë ,ashtu edhe mafio-oligarkë të nëntokës kriminale".

"Mbajtja e lëndëve gjyqësore, humbja e tyre apo mbajtja e qëllimshme e vonuar nëpër sirtar dhe podrumet e gjykatave themelore dhe prokurorisë Speciale, kur janë në pyetje politikanët korruptuar dhe oligarkëve të tyre nuk ndodh rastësisht, sikur që nuk ndodh rastësisht as vonimi i qëllimshëm i “gjumashve” të gjykatave, gjyqtarëve dhe Prokurorëve nga 8 deri 10 viteve për përfundimin e një lënde gjyqësore. Fshehja dhe e qëllimshme e lëndëve kundër kryetarëve të partive, kundër kryetarëve të komunave, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë shtetëror që janë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar është një projekt i përgatitur dhe ndikuar nga ana e Ministrisë së drejtësisë që zakonisht nga lufta e ka kullotë PDK-ja për shumicën e kohës, pa përjashtuar ndërkohë aty këtu edhe ndikimin e shkurtë të LDK-së”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Image
Naim Miftari

Sipas Miftarit, "kjo ministri ka shërbyer si servil prej nga janë servuar dhe dirigjuar pozita e gjykatësve, të prokurorëve , të hetuesve dhe të udhëheqësve të inteligjencës, si servil politik ndaj individëve dhe klaneve të ndryshme".

“Prandaj ky sistem asnjëherë nuk ka qenë në funksion të zbatimit të ligjit që e mbron ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë për të drejtat e qytetarit, por gjithmonë aty është vendosur që të mbrohet Shefi, që ta mbrojnë “Maliqin” por jo ta mbrojnë dhe zbatojnë ligjin dhe drejtësinë e Shtetit dhe qytetarëve”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Miftarit, "është e kotë të mbahet shpresë në këtë sistem politik sepse deri më tash po dëshmohet që në Kosovë me këtë përbërje nuk mundë të pritet sundim dhe zbatim të pavarur e profesional dhe efikas të ligjit dhe të së drejtës".

(Kosova Sot Online )