Pas sherrit rrëmbehet arma, ndërhyn policia dhe arreston 3 persona. Ja çfarë ndodhi

  • 21 May 2019 - 09:22
Pas sherrit rrëmbehet arma, ndërhyn policia dhe arreston 3 persona. Ja çfarë ndodhi

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Policia e Elbasanit ben me dije se ka vene ne pranga tre persona, nje te ri qe po kanoste me arme zjarri nje shtetas dhe dy te tjere qe nuk kallezuan.

“Policia kapi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F.C”- njofton policia, duke shtuar se “jane arrestuar edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit”.

Njoftimi

Policia e Elbasanit ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri.

Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F.C.

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje” në ngarkim të shtetasit S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.

(Kosova Sot Online)