Nxënënësit e Mehmet Akif që do të përfaqësojnë Kosovën në Angli besojnë se do të arrijnë sukses

  • 21 May 2019 - 11:41
Nxënënësit e Mehmet Akif që do të përfaqësojnë Kosovën në Angli besojnë se do të arrijnë sukses

Sa më shumë afrohet data e Olimpiadës Ndërkombëtare në Matematikë aq më shumë shtohen emocionet e tre nxënësve të shkollës Mehmet Akif të cilët këtë vit janë pjesë e ekipit zyrtar të Kosovës. Viktor Ahmeti, Dren Neziri dhe Leart Ajvazaj dolën ndër më të mirët në garën e mbajtur në Kosovë nga Shoqata e Matematikantëve të Kosovës dhe tashmë sëbashku me tre nxënës të tjerë do të garojnë për Kosovën në olimpiadën ndërkombëtare që do të mbahet në Angli.

Viktori thotë se po punojnë pa pushim që të arrijnë sukses në këtë garë.

"Edhe më pak se dy muaj do udhëtojmë për në Angli ku do marrim pjesë në Olimpiadën Ndërkombetare të Matematikës. Ne si ekip vazhdojmë të mbajmë ushtrime disa herë në javë nën mbikqyrjen e profesorëve Valmir Krasniqi dhe Dorlir Ahmeti. Kemi vërejtur se rezultatet në testet pergatitore të cilave i nënshtrohemi çdo javë gradualisht po përmirsohen. Prapseprapë, duhet edhe shumë punë që të arrijmë rezultatet e dëshiruara. Pjesë e ekipit jemi edhe tre nxënës nga shkolla Mehmet Akif. Shkolles i jemi shumë mirnjohes për përkrahjen e vazhdueshme që na ka dhënë." u shpreh nxënësi i Mehmet Akif, Viktor Ahmeti.

Edhe nxënësi tjetër Dren Neziri u shpreh se do të shkojnë në Angli për të përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe ka falenderuar shkollën Mehmet Akif pasi ka gjetur kushte shumë të mira për të mësuar.

"Siç edhe është e ditur Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës(IMO) organizohet për të gjashtëdhjetën herë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kolegji Mehmet Akif ka ambiente të mira për të mësuar të cilat unë i shfrytëzoj. Perveç të mësuarit aty kam takuar edhe olimpiadistë me përvoje shumëvjeçare, këshillat e të cilëve më kanë hyrë në punë shumë. Personalisht jam i kënaqur edhe me përkrahjen e vazhdueshme që më është dhënë nga nxënësit dhe stafi i kolegjit gjatë gjithë kësaj kohe.

Duke pasur parasysh se përgatitjet fillojnë herët dhe fazat e përzgjedhjes se ekipit vështirësohen njëra pas tjetrës, pa një përkrahje të tillë do të ishte pothuajse e pamundur të mbërrija deri ketu. Ne jemi duke mbajtur trajnime intenzive nga profesionistë të fushës dhe duke u përgatitur për këtë garë me renome botërore. Besoj që puna dhe përkushtimi i madh i ekipit do të shpërblehet në garë. Nga tani shoh se entuziazmi i ekipit është duke u rritur çdo ditë e me shumë. Qëllimi im por edhe i ekipit është përfaqësimi i denjë i Kosovës në këtë garë dhe popullarizimi i matematikës në trojet shqiptare, por veçanerisht në Kosovë." tha ai.

Por, pranë nxënësve qëndron edhe arsimtari i tyre Ahmet Çetinkaya, i cili i ka mbështetur që nga fillimet.

“Kemi fillluar që në muajin shtator duke nisur me testet për zgjedhjen e nxënësve dhe tashme kemi mbërritur deri në finale. Po punojmë shumë që të arijmë sukses dhe çdo javë japim nga 2-3 mësime shtesë për olimpiadën. Gjithashtu kemi edhe një klasë të veçantë ku nxënësit mësojnë për olimpiadën. Ju uroj shumë suksese në finale.” tha ai.

Për të arritur deri këtu tre nxënësit fillimisht dolën të parët në komunën e Lipjanit. Më pas vazhduan në garën kombëtare duke përfaqësuar Lipjanin dhe u zgjodhën ndër 6 fituesit. Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës - IMO 2019, këtë vit organizohet në Bath, Mbretërinë e Bashkuar nga 11 – 22 korrik 2019.

(Kosova Sot Online)