Raporti i Spitalit të Pejës, për 24 orë u trajtuan mbi 250 pacientë

  • 21 May 2019 - 14:11
Raporti i Spitalit të Pejës, për 24 orë u trajtuan mbi 250 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, pra më 20 maj 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë si raste emergjente janë trajtuar 258 pacientë dhe 23 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Spitali ka njoftuar se kanë qenë 2 lindje, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, të dyja të gjinisë femërore.'

Në sallë janë kryer nëntë operacione ndërsa 276 pacientë kanë kryer në total 3,855 analiza.

(Kosova Sot Online)